Gazment Bardhi i kërkon llogari Policisë: Përse po ndalohen anëtarët e PD-së?

0

Dua të marr informacion nga Policia e Shtetit përse po ndalohen anëtarët e PD-së në oborrin e PD-së. Dua të informoj median, që ccdo person, që ka qenë brenda Selisë qendrore të PD-së ka kaluar procedure verifikimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pas ka kaluar në procedure të plotë fizik të ccdo personi që ka qenë brenda PD-së. Dhe më pas ka kaluar kontroll të imtësishëm të ccdo ambienti në seli. Janë kontrolluar të gjitha zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetevë pa autorizm nga kuvendi. Pasi ka ka përfunduar procedura ligjore, kanë shoqeruar disa persona. Ccfarë krimi ka bërë Sokrat Turtulli që është shoqeruar në Polici? Ccfarë krimi ka bërë kryetari i degës së PD në Durrës Luan Hoti? Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër politik të Edi Ramës. Pasi kanë kaluar terror për të ardhur në mbledhjen e punës, nga banda e Berishës, duhet të kalojnë dhe një terror tjetër duke u shoqeruar në komisariat. Kanë bërë mbledhje ne selinë e tyre dhe pasi përfundojnë mbledhjen, pasi janë kontrolluar, tentojnë të shkojnë në shtëpinë e tij dhe shoqerohen në komisariat. Policia e shtetit ka vetëm një detyrë që duhet ta kishte përmbushur sot, ata që ushtruan dhunë sot duhet të ishin në burg. Unë personalisht kam dhënë dëshmi. Është e papranueshme, terrori i Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu