LAJMI I FUNDIT/ Basha: Me këtë shfaqje të shëmtuar, Berisha vulosi fundin e tij

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e dhunshme që u mbajt sot para selisë blu, ku u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Në Facebook, kryedemokrati shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha vulosi fundin e tij politik me protestën e dhunshme, të cilën e konsideron shfaqje të shëmtuar. Ai vlerësoi të gjithë demokratët që u distancuan sot nga sjellja e Berishës.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:
Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu