Gazment Bardhi: Jemi të vendosur që në listat e PD-së të mos ketë kriminelë

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi,deklaroi se koalicioni opozitar merr në zgjedhje më shumë se 71 mandate.

Bardhi thekson se PD nuk ka në koalicion asnjë parti familjare, duke shtuar se po ashtu opozita e bashkuar nuk kandidon njerëz me sfond kriminal.

“Jemi në koalicion me LSI-në. Koalicioni opozitar merr më shumë se 71 mandate. Ligji i dekriminalizimit ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe është rrëzuar padia e Elvis Rroshit. Kemi qenë dhe jemi të vendosur që në listat e PD-së të mos ketë kriminelë. Jemi vetëm 13 parti nënshkruese të koalicioni.

Partia Kristian Demokrate drejtohet nga zoti Dhimitër Kruslia, ka qenë drejtuar nga Mark Frroku, ne kemi akuzuar kryetarin e partisë me emër dhe mbiemër dhe zotëria u largua nga Kuvendi për të shkuarën kriminale. Sot ka kryesi të re dhe personat nuk kanë persona që të jenë problematikë në raport me ligjet. Rama doli kundër SHBA-ve, duke thënë se nuk më mëson ambasadorja se çfarë bëj me partinë time”, u shpreh Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu