Gazment Bardhi konfliktohet me ish-deputetin e Elbasanit

0

Pas akuzave ndaj tij për manipulim të procesit të përzgjedhjes së kanidatëve brenda PD dhe pas deklaratave të forta të dr.Halim Kosovës, një tjetër përplasje ka nisur, kësaj here mes Gaz Bardhit dhe ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Endri Hasa, raporton CNA.

Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Bardhin duke e akuzuar dhe përdorur terma fyese ndaj Gazmend Bardhit.

Problemin tashmë duhet ta zgjidhë vetë Basha, duke ditur që nuk është hera e parë që sulmohet Gazment Bardhi. Në vështirësi në rolin e arbitrit, Basha mësohet se nuk ka lëshuar as Endri Hasën, kjo për shkak të lidhjeve të forta që kanë me njeri-tjetrin.

Më herët përplasje me Bardhin ka pasur dhe ish-deputeti Ervin Salianji

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu