Genc Fuga përlot: E shihja dorën dhe nuk mund ta lëvizja

0

TIRANË- Aktori Genc Fuga ka folur rreth vështirësive shëndetësore që i është dashur të kalojë kohët e fundit. I ftuar në emisonin “Rudina” në Tv Klan, Fuga theksoi se tani është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe po punon për një shfaqje, që do ta rikthejë atë sërish në skenë.

Teksa ka folur rreth vështirësive që ka kaluar nga problmet e rënda shëndetësore pasi përsoi një goditje në tru, ai shprehet se pika kulminante është të shohësh dorën tëndë dhe të mos arrish ta lëvizësh dot.

“E para ishte… unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar. Kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumëshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas,” tha ai.

Genc Fuga tha se, i është dashur një punë e madhe si nga ana e tij por edhe nga trajnuesit e fizioterapistët, për të kryer nevojat e përditshme personale si veshja, ecja etj.

“Në fakt, fillon gjithçka nga e para. Shumë gjëra trashëgoj nga jeta e parë, por kryesorja është dashuria, ajo që na mban”, tha Fuga.

Teksa pas hapjes nga ana e bashkëshortes së tij En Jani një GoFoundMe ku ajo u bëri thirrje njerëzve për të kontribuar për shumën e nevojshme që i nevojitej Genc Fugës për kurimin, ai u shpreh i befasuar nga ndihmat që ishin mbledhur nga njerëzit aq sa filloi të qante, u shpreh ai në intervistë.

“Kam pasur rastin të provoja atë që nuk e ndiejmë, por atë që është aty. Ne themi për shumë aspekte të jetës që, shiko se është aty, e ndiejmë dhe është aty, por ta provosh këtë, kalon emocione shumë të forta. Që në kontaktin e parë, kur më tha Eni çfarë ishte bërë në pikëpamje elektronike, po qaja, edhe më tha: “Çfarë ke tani?”. I thashë: “Zemër nuk e prisja. Nuk e pret një gjë të tillë”. Dhe është për t’u falënderuar, jo dhe aq aspekti financiar, faleminderit për të gjithë atë, por nuk e ke idenë sa përfiton njeriu nga lutjet, vetëm nga lutjet e të tjerëve! Ka qenë një vëmendje gati-gati… ti fillon edhe vetë korrigjohesh në sensin: “Ore çfarë paskam dhënë?” Aty mund të kuptosh…” tha Genc Fuga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu