Gënjeu policinë, arrestohet i riu në Elbasan

0

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar. Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu