“Gëzuar e vogla ime e madhe sa një Botë”,urimi që i bën i dashuri Dojna Memës

0

Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë.

Vlashenti ka publikuar në Instagram një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve.

Uroj që ky fundvit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë 💜@dojnamema”- ka shkruar ai.

Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes së Dojnës. Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.

Ndërkohë, sot që Dojna feston ditëlindjen, Vlashenti u kujdes t’i bënte asaj urimin më të bukur publik. Ai ka postuar një foto krah saj në rrjetet sociale, ku i ka shprehur edhe fjalët më të ndjera.

Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime e madhe sa një Botë”-ka shkruar ai. Nuk dimë se si do e festojnë ata këtë ditë të veçantë, por kuriozë jemi për dhuratën që Vlashenti i ka bërë Dojnës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu