Giz Albania përuroi disa investime në shkolla

0

Me krizën që krijoi pandemia e covid -19 në përhapjen e saj në të gjithë vendin bëri që një fokus I vecantë të shkonte drejtë kujdesit të lartë të higjenës, kryesisht në përmirësimin e sektorit të ujit. Ditën e sotme në gjimnazin “Vasil Kamami”, Bashkia Elbasan dhe përfaqësuesit e Gizz Albania organizuan një aktivitet në kuadër të projketit “Ëorld Toilet Day”. Pjesë e kësaj mbështetje ishin edhe dy shkollat nëntëvjecare dhe të mesme në Elbasan, prej së cilës përfitojnë rrreth 700 nxënës, Vasil Kamami dhe Jeronim De Rada. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin kryetari I Bashkisë, Gledjan Llatja, Kreu I Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri Judith Hoffmann, Menaxheria e Programit të Ujit pranë Gizz, Gabriele Lames, drejtoreshat e dy shkollave dhe nxënës të shkollës. Në fjalën e saj, Kreu I Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri Judith Hoffmann tha se pandemia e covid 19 shfaqi nevojën e rritjes së kërkesës për ujë , kryesisht për synime sanitare. Ndërkohë që menaxheria e Programit të Ujit pranë Gizz, Gabriele Lames tha se ky projekt u ngrit në bazë të krizës së koronavirusit për të rritur çështjen e higjenës.
Përkthimi “ Pandemia Covid-19 shfaqi nevojën e rëndësishme dhe urgjente për të përmirësuar sektorin e ujit për të përtejkaluar krizën. Rritja e kërkesës për uji sidmos për synime sanitare dhe së dyti rritja dhe dhënia e informacionit për popullatën se si të parandalojë këto infeksione”.

Kryetari I Bashkisë Gledjan Llatja shprehet gjithashtu i lumtur për realizimin e projekteve te tilla në të mirë të komunitetit

Ndërkohë që në plan është edhe një tjetër projekt mbi krijimin e një laboratory për kontrollimin e ujit nëse është I infektuar ose jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu