Gjarpri pickon 3 herë vogëlushen në oborr. Macja po e sulmonte për ta larguar

0

Macja po ndiqte gjarprin në oborr, zvarraniku pickon 3 herë 5 vjeçaren.

Ngjarja ka ndodhur në Gjeorgjia. Vogëlushja përfundoi në gjendje të rëndë në spital, pasi u pickua tre herë nga një gjarpër që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë.

5-vjeçarja, Maisy Lamica po luante në oborrin e shtëpisë, kur macja e saj po sulmonte një gjarpër me zile, por kur Maisy u afrua, gjarpri u hodh duke e pickuar tre herë.

Pas një telefonate në 911, Maisy u dërgua me urgjencë në një spital lokal dhe më pas me helikopter në një shtet tjetër. Ajo mori 41 doza anti-helm. Tashmë, gjendja shëndetësore e vogëlushesh është e stabilizuar.

Gjarpërinjte me zile, janë helmues, nuk janë agresive nëse nuk provokohen, por gjë që macja e Maisy duket se e bëri.

Burimi: DailyMail | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu