Një 70-vjeçare në Tiranë, e cila jetonte e vetme, është gjetur e dekompozuar në banesën e saj.
Sipas asaj që raporton Policia e kryeqytetit, 70-vjeçarja me iniciale M.M, jetonte pranë bulevardin “Gjergj Fishta”.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa vijojnë hetimet.
Informacion paraprak
Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.