Gjendet e vdekur në rrethana misterioze gruaja e milionerit

0

Gruaja e një milioneri është gjetur e vdekur teksa po shijonte pushimet në Minorca.

Elsie Mogford, 37 vjeçe, ka qenë e martuar për dy vite me Steve Mogford, 65 vjeç, kreu i një kompanie uji.

Elsie, nënë e dy djemve nga martesa e mëparshme, ndërroi jetë në vilën 1 milionë paund në jug të ishullit spanjoll. Pavarësisht se ambulanca mbërriti me urgjencë, Mogford nuk ia doli të shpëtonte dhe u deklarua e vdekur në spital.

Ajo u martua me Mogford në qershor të vitit 2019, disa vite pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë, Barbara, e cila ndërroi jetë nga kanceri i gjirit në vitin 2016.

Ai ka dy vajza që janë thuajse në të njëjtën moshë me gruan e tij të dytë. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Ndërkohë Mogford ka publikuar imazhe nga pushimet në rrjete sociale, mes të cilave kishte edhe momente nga jahti me vlerë 2 milionë paund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu