COVID19 në Kosovë/ 18 humbje jete dhe 2295 raste të reja

0

Situatë e jashtëzakonshme: 18 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe  18 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  2,295 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 24.939.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu