Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj, policia nis hetimet

0

Një grua në Prizren është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dje rreth orës 17:00. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“HETIM I VDEKJES-Prizren 23.02.2023-16:40.

Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu