Një aksident ka ndodhur rreth orës 10 në aksin rrugor Lezhe-Balldre ku një person ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës.
Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Mungesa e mbrojtëseve të rrugës bën që rrugët që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”!