Gjendet e vdekur një grua,e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 29 dhjetor

0

Një 80-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 29 Dhjetor është gjetur e mbytur në bregun e Liqenit të Shkodrës.

Dyshimet e para janë se shtetasja me iniciale F.K vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa sipas Policisë në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton zyrtarisht Policia e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu