Gjendet i lënduar dhe i shtrirë në rrugë një person në Pogradec, detajet e para

0

Një person i shtrirë në rrugë është evidentuar pak minuta më parë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet.

Sipas informacioneve ai është dërguar në urgjencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu