Gjendet i mbytur në lumë 49-vjeçari i zhdukur para 3 ditësh

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Mësohet se trupi është gjetur në afërsi të fshatit Pentar, teksa raportohet se është një 49-vjeçar.

Nga këqyrja paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa mësohet se familjarët e viktimës e kishin denoncuar të zhdukur 3 ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu