Nga djali që përndjek 17-vjeçaren deri te gruaja që piu fostoksinë, lajme nga kronika gjatë 24-orëve të fundit në Elbasan

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronën e një 35-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 47-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 47-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu