Gjendet i pajetë në banesë 33-vjecari Rades Musai, banues në lagjen nr. 3 në Sarandë. Viktima është gjetur në banesën e tij nga familjarët, i shtrire në shtratin e vet, pa shenja dhune.
Viktima ka disa precedentë të mëparshëm penal. Ai eshte transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi:
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.