Gjendet i pajetë trupi i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit

0

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore.

Policia e Kosovës ka thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.
Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu