Gjendet i vdekur me trupin e dekompozuar 78 vjeçari

0

=

Një 78 vjeçar me inicialet M.K është gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Sipas raporteve të policisë, vdekja ka qenë natyrale dhe dyshohet se kishte ndodhur prej kohësh.

Por lajmi për vdekjen e tij nuk është bërë i ditur më parë pasi i moshuari jetonte vetëm dhe nuk kishte pasur vizita nga të afërm apo familjarë.

Njoftimi i Plotë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu