Gjendet në lumë trupi i pajetë i 35-vjeçares, dyshimet e para të pistës

0

Një grua është gjetur e vdekur në një park të njohur si Brandon Country, në Angli dhe pas identifikimit të bërë nga policia ka rezultuar që trupi i gjetur të jetë i Egle Vengaliene,35 vjeç.

Trupi i pajetë u gjet në ujë dhe deri më tani dyshimet e para janë që 35 vjeçarja të jetë vrarë nga një  46 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia dhe po vijon me marrjen në pyetje.

Deri më tani kjo ngjarje po konsiderohet si një mosmarrëveshje personale mes 35 vjeçares dhe 46 vjeçarit dhe se nuk përbën asnjë kërcënim për sigurinë e komunitetit,e ndërsa policia po i qëndron pranë familjarëve për ti përkrahur pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Zona vazhdon të mbetet e rrethuar dhe po vijojnë kërkimet për të zbardhur pista të reja hetimi, teksa vazhdojnë thirrjet për këdo që mund të jetë ndodhur aty pranë dhe ka parë diçka në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu