Gjendet në makinë i vdekur 28-vjeçari

0

Një person 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një makinë në Prishtinë, në rrugën “Sokol Sopi”.

Sipas mediave të Kosovës, thuhet se dyshohet për vetëvrasje.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç.

Dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur një hetim mbi vdekjen”, njofton policia.