Gjendet një bombë rreth 1 ton në Kosovë, Forcat e Sigurisë e shpërthejnë, s’ka dëme

0

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë publikuar foto të një bombe, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg pikës kufitare Merdare, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga FSK e KFOR-i.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në postim.

Më herët Policia e Kosovës njoftoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes një kilometër larg pikës kufitare Merdare. Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar Merdare nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

“Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, ka thënë Kelani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu