SHBA mban sot Samitin për Demokraci, merr pjesë edhe presidentja Osmani

0

Presidenti Joe Biden, i cili mori detyrën në mes të krizës më të madhe politike të Shteteve të Bashkuara, do të presë ditën e sotme në Samitin për Demokraci, përfaqësues të më shumë se 100 vendeve duke lënë jashtë listës Kinën dhe Rusinë.

Sipas US today, ngjarja do të zhvillohet me anë të një video telefonate për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe do të zgjasë sot dhe ditën e nesërme. Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e ftuara në këtë Samit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarëse në këtë samit do të jetë edhe Kosova. Pas shumë diskutimeve rrethpjesëmarrjes ose jo të Kosovës në këtë Samit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani konfirmoi ftesën zyrtare nga presidenti amerikanme anë të një postimi në Facebook. Në anën tjetër, Bosnje-Hercegovina nuk është ftuar.

Presidenti Biden ka mbledhur shumicën e qeverive të botës për të adresuar sfidat me të cilat përballen demokracitë, të tilla si mbrojtja e lirisë së internetit, reduktimi i keqpërdorimit të teknologjisë së mbikëqyrjes, luftimi i dezinformimit dhe mbrojtja e sundimit të ligjit. Grupet e shoqërisë civile nga shumë vende do të jenë gjithashtu atje, sepse ato janë kritike për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse.

Të gjitha qeveritë pjesëmarrëse do të marrin angazhime konkrete drejt tre qëllimeve: kundër autoritarizmit, luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu