Gjendet një trup i pajetë, dyshohet të jetë ish-shefi i Policisë

0

Një trup i pajetë është gjetur në Ulqin, raporton portali malazez Vijesti.

Trupi është gjetur mbrëmjen e shkuar dhe pritet të përcaktohet identiteti.


Paraprakisht mediat thonë se bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Ky i fundit ishte zhdukur prej ditësh. Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014.

Më parë ai gjithashtu ka punuar për disa vite në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu