Gjërat janë bërë serioze, çfarë po ndodh mes Rita Orës dhe Taika Waititi

0

 

Rita Ora ka nisur të shpenzojë akoma e më shumë kohë me regjisorin e famshëm, Taika Waititi, që nga momenti që lidhja e tyre është bërë publike. Madje gjërat mes dyshes janë bërë shumë serioze e kanë kaluar në një tjetër nivel.

“The Sydney Morning Herald” raporton se Rita është zhvendosur për të jetuar në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar në Sydney. Taika ndodhet aktualisht në qytetin më të madh të Australisë për të xhiruar pjesën e katërt të filmit “Thor”, të titulluar “Thor: Love and Thunder”.

Para pak ditësh, Rita dhe Taika u fotografuan shumë të lumtur në një drekë romantike me njëri-tjetrin dhe imazhet bënë xhiron e rrjetit. Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.

Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney. Megjithatë pas gjithë këtyre lajmeve që qarkullojnë lart e psohtë nuk ka ende asnjë reagim nga protagonistët kryesorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu