Gjermania konfirmon dërgimin e tankeve “Leopard” në Ukrainë

0

Pas javësh hezitimi, kancelari gjerman Olaf Scholz ka konfirmuar se qeveria e tij do të dërgojë 14 tanke Leopard në Ukrainë. Scholz tha gjithashtu se Gjermania do të lejojë aleatët e tjerë si Polonia të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë.

Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgonin tanke M1 Abrams për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë forcat ruse të vendosura në lindje të vendit.

Scholz kishte këmbëngulur se çdo lëvizje për t’i siguruar Ukrainës tanke të fuqishme Leopard 2 do të duhej të koordinohej ngushtë me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu