Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI të lidhur me Ramën/ Deputeti i PS: Nuk është faji ynë që ai se ka bërë detyrën si duhet

0

Arrestimi i ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal ka nxjerrë në dritë edhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Megjithatë socialistët thonë se kjo nuk e implikon kreun e qeverisë në shkeljet e të arrestuarit. Ditën e sotme i ftuar në Panorama TV, deputeti i PS Petro Koçi deklaroi se ai nuk ka ardhur në Shqipëri si i dyshuar por si një person që përfaqëson një strukturë të respektuar.

“Një titullar i tillë është normale të takohet. Ai kur ka ardhur nuk ka ardhur si i dyshuar. Ka ardhur si një person që përfaqëson një strukturë shumë të respektuar. Nuk shoh arsye që të përfshihemi në një tymnajë që e hedhin për arsye politike në treg.

Ata që përmenden nuk janë pjesë të grupit parlamentar të PS. Bëhet fjalë për shtetas amerikan, kanë edhe shtetësi shqiptare. Janë me origjinë nga Tropoja me sa di. Nëse shpallen fajtorë mund t’i dënojë gjykata amerikane. Dorian Duçka është një personazh që po të jetë për politikisht lidhet me tjetërkënd. Ish-ër ka sa të duash në Shqipëri”, deklaroi Koçi.

Ai u shpreh se PS nuk mund të dëmtohet pse një agjent i FBI-së nuk e ka bërë detyrën si duhet.

“Deri tani çështja është shumë e qartë. Është e thjesht për t’u kuptuar. Një zyrtar i FBI akuzohet se disa kontakte dhe shpenzime financiare nuk i ka raportuar sepse i ka pasur për detyrë që t’i raportonte. Pse do dëmtohemi ne, se një agjent i FBI-së nuk ka bërë detyrën si duhet. Ky nuk është ndonjëherë personazh i rëndësishëm. Nëse Biden dhe Trump dalin fajtor, i bie që ne të themi që qeveria shqiptare ta paguajë politikisht pse ka bashkëpunuar me atë të SHBA”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu