Gjermania shtyn masat kufizuese edhe për Dhjetorin. Çfarë duhet të dini

0

Gjermania pritet që të zgjasë afatin e masave kufizuese për përhapjen e Covid, të paktën edhe përgjatë muajit Dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga Reuters, ku thuhet më tej se Gjermania ka aplikuar një mbyllje më të lehtë nga 2 nëntori që ka thënë se do të jetë për një muaj, për të ulur numrin e të infektuarve.

“Çdo gjë po çon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat mbeten të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale masat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdêkurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit. Nga nisja e pandemisë e deri më sot, Gjermania regjistron 932,111 të infektuar (+13,840 dje) dhe 14,343 vïktima (104 dje).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu