Gjetje të reja arkeologjike nga qyteti i Durrësit!

0

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me specialistët e DRTK -Tiranë identifikuan dhe dokumentuan gjetjet e reja arkeologjike të zbuluara në qytetin e Durrësit, në kuadër të projektit zhvillimor “Rikonstruksione në Rrjetin ekzistues të ujësjellësit, Durrës”.

Gazewtarja jonë në Durrës informon se gjatë punimeve dolën në dritë dy amfora të fragmentuara.

Punimet gërmuese u ndërprenë menjëherë me qëllim sqarimin e situatës dhe zhvendosjen e objekteve arkeologjike në një vend më të sigurtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu