Kishte hyrë ilegalisht në Angli, një vit burg për të riun shqiptar, u kap me drogë me vlerë… (EMRI)

0

Është dënuar me një vit burg shqiptari Astrit Kullsi, i cili u kap me drogë që kapte vlerën e 28 mijë paundëve si edhe me thikë me vete.

Daily Mail shkruan se Astrit Kullsi, 33 vjeç, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, u deklarua fajtor për trafik lëndësh narkotike, pasi një sasi e konsiderueshme kanabisi iu sekuestrua më 2 nëntor.

Pavarësisht pranimit të fajësisë së tij, gjyqtarët thanë se nuk kishte asnjë alternativë realiste ndaj paraburgimit të menjëhershëm.

Kjo ndodhi për shkak të shkeljeve ‘të rënda’ si dhe për shkak të rolit kyç që 33-vjeçari kishte në bandën e shpërndarjes së drogës.

Zyra e Brendshme tha se nuk komenton rastet individuale, por theksoi se çdo shtetas i huaj që dënohet për një krim duhet të dëbohet në mundësinë më të hershme të mundshme nga Mbretëria e Bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu