Gjidhënia mbetet një nga proceset më të rëndësishme për shëndetin e foshnjës dhe nënës. Në një moment u duk se nënat e reja e anashkaluan këtë metodë. Por aktualisht sipas mjekut obstetër gjinekolog në Elbasan Olgert Alla falë trajnimeve dhe informimit të vazhdueshëm, nënat kanë filluar të ndërgjegjësohen më shumë për rëndësinë e ushqyerjes me gji.
Nga ana tjetër, vetë nënat shprehen pro ushqyerjes në mënyra natyrale .Sipas tyre shëndeti i foshnjës duhet të prevalojë.
Gjidhënia jo vetëm që forcon imunitetin e foshnjës, por ndihmon edhe në krijimin e një lidhjeje të fortë mes nënës dhe fëmijës, duke u bërë një proces i pazëvendësueshëm për zhvillimin e shëndetshëm të të vegjëlve.