Gjinari nën mantelin e dëborës, fluks qytetarësh për ta vizituar

0

Reshjet e dëborës të cilat kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit përpos problematikave, janë duke u shijuar nga qytetarë të shumtë të cilët në këto ditë janari janë duke frekuentuar destinacionet malore. Vetëm 25 kilometra larg qytetit të Elbasanit,pika turistike e Gjinarit ka mirëpritur një numër të konsiderueshëm turistësh.

Ndonëse infrastruktura për të mbërritur në Gjinar shfaq problematika pamja që të ofrohet sapo përballesh me fshatin piktoresk është çlodhëse.Bardhësia e dëborës, ajri i pastër malor dhe qetësia që ofron natyra krijojnë një atmosferë ideale për pushuesit që kërkojnë largimin nga zhurma e qytetit.
Qytetarët shprehen se manteli i dëborës veçse ia ka shtuar hijeshinë këtij destinacioni. Ata kërkojnë më tëpër vëmendje nga isntitucionet për ataraksionet turistike.

Të vegjëlit janë ata që i gëzohen më shumë dëborës, sidomos në zona ku kjo dukuri është e rrallë.

Jo vetëm Gjinari, por edhe Funari, Stëbleva dhe destinacione të tjera malore kanë mirëpritur mjaft turistë.