Një tjetër investim u shtohet banorëve të fshatrave të Librazhdit.
Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Funarëz-Zdrajsh, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj zone që vetëm tani bëhet realitet.
Mes banorëve ishte kryebashkiaku Mariglen Disha i cili zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore. Ai u njoftoi banorëve nisjen e projektit të asfaltimit të rrugës, por premtoi se ky nuk do jetë i vetmi investim që do kryhet.
Asfaltimi i këtij segmenti rrugor do të lidhë me lehtësi komunitetin e zonës me qytetin dhe rrugën nacianale.
Në vëmendje të kryebashkiakut Disha mbeten investimet nëpër fshatra.
Aktualisht disa projekte ndodhen në proces dhe të tjerë do nisin së shpejti. Infoweb Media