GJK pezulloi marrëveshjen për emigrantët, Meloni: Respektoj vendimin, shpresoj mos të anulohet

0

ITALI- Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në një deklaratë për mediat, Meloni ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpreson që të mos ketë anulim të marrëveshjes.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Meloni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu