Gjuha e trupit: 7 shenja që tregojnë se ai ju ka qejf!

0

Ca gjeste të vogla fizike mund të thonë shumë për dikë. Herës tjetër që do të jeni bashkë, bëhuni të vëmendshëm për të parë detajet që ndoshta flasin më shumë se fjalët.

1. Ai prek ose ngacmon flokët e tij

Në këtë mënyrë, burrat shpesh përpiqen t’i japin vetes besim. Kur shohim një person tërheqës, ne instinktivisht përpiqemi të “zgjohemi” duke bërë gjëra të tilla si rregullimi apo prekja e flokëve. Ky rregull vlen edhe për gratë.

2. I vendos duart pranë belit

Nëse një burrë i mban duart afër ijeve të tij, ky mund të shërbejë si sinjal që ai po përpiqet të demonstrojë forcën e tij. E njëjta ide përpiqet të përcillet kur një burrë pozicionohet duke i mbajtur këmbët shumë gjerë, kur ulet.

3. Përpiqet të zërë sa më shumë hapësirë të jetë e mundur

Kur kafshët meshkuj po luftojnë për të fituar një femër, ata përdorin teknikën e fryrjes, për shembull duke nxjerrë puplat/gëzofin në pah, për t’u dukur sa më të mëdhenj. Kur flasim për një lidhje burrë-grua, pa kuptuar ky instikt i lashtë rikthehet.

4. Përdor një “pozë të hapur”

Në situata sociale, ne në mënyrë të pavetëdijshme përvetësojmë një pozë më të hapur ndaj individit që na duket tërheqës. Shihni edhe këmbët. Ndonjëherë, personat që duan të na flasin, i kanë pozicionuar këmbët nga drejtimi ynë.

5. “Bërtet” më shumë kur flet

Vëreni ato momente kur një djalë fillon të bëhet pak “llafazan” sa herë që ju jeni aty pranë. Ky është një tregues që ai po përpiqet t’ju bëjë përshtypje.

6. Kopjon pozën tuaj

Shihni nëse një mashkull të paktën pjesërisht “pasqyron” pozat që merrni. Kjo tregon se ai po përpiqet t’ju kuptojë dhe të gjejë diçka të përbashkët me ju, dhe kjo pasqyrohet në mënyrë të pandërgjegjshme në gjuhën e trupit të tij.

7. Duket më i ngazëllyer

Nëse dikush ju pëlqen, shprehja në fytyrën e tij do të jetë miqësore dhe e hapur. Vështrimi do tregojë magjepsje dhe në ca raste, do t’i shihni të skuqen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here