Gjykata e Elbasanit lë në burg 6 shtetas që u kapën në operacionin policor “Kështjella”.
Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues dha masën e sigurisë së arrestit me burg për shtetasit Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, të cilët u arrestuan së bashku me Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj gjatë operacionit policor.
Masa e arrestit të tyre është vlerësuar e ligjshme dhe prokurori i çështjes Neritan Hoxha i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballën si pjestarë të këtij rrjeti.
Pasi ka dëgjuar prokurorin, gjyqtari Tomorr Kullolli ka lënë në fuqi kërkesën e tij.
Gjatë operacionit “Kështjella” u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.
Gjatë operacionit “Kështjella” në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, policia gjeti dhe sekuestroi në një furgon që transportonte lëndë drusore 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.