Gjykata e Elbasanit jep vendimin, për grupin kriminal që tregtonin kokainë (Emrat)

0

– Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot dënimin për grupin që tregtonte kokainë në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas infromacioneve për mikrofonin e InfowebTv, vendimi sot është marrë nga gjyqtarët Pajtime Fetahu, Zamira Vyshka dhe Miranda Konica. Klajdi Gjeçi, i cili akuzohej për veprën penale të prodhimit dhe shitjen së një mase prej 500 gramë kokainë, është dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim. Por për shkak se lishte pranuar gjykimin e shkurtuar, koha e tij për vuajtjen e dënimit është 7 vjet.

Të prangosurit e tjerë janë dënuar:
-Skënder Pëllumbi, bashkëpuntori i Gjeçit është dënuar me 12 vjet por me gjykim të shkurtuar u dënua me 8 vjet burgim.
-Agron Qafa u dënua me 9 vjet burgim dhe me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 vjet heqje lirie.
-Klaudio Trungu është dënuar me 5 vjet burgim.
-Lorenc Pergjini është dënuar me 4 vjet heqje lirie.

Të gjithë këta persona u arrestuan nga prokuroria e Elbasanit si pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Elbasan dhe Tiranë, e në tre raste i kanë shitur kokainë dhe agjentëve të policies, të cilët ishin infiltruar si përdorues të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu