Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat për Erion Alibej i akuzuar si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik. Ndërkohë policia ka hedhur dyshime të forta se ky person ka lidhje edhe me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
Alibeaj ka mbërritur në Gjykata nën masa të larta sigurie dhe larg syrit të medias. Dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.
Pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes trupi Gjykues ka vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat për Erion Alibeajn.
Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.
Erion Alibej ishte me masë “Arrest në shtëpi” për një plagosje të ndodhur 3 vite më parë.