Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin për vulën dhe logon e PD-së, Bardhi: Apeli t’i japë këtij absurdi. PD-ja pronë e anëtarëve të saj

0

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Gjykata e Apelit duhet që t’i japë zgjidhje çështjes së vulës dhe logos të PD-së. Me anë të një postimi në X, pasi Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtimin e çështjes, Bardhi deklaroi se PD-ja është pronë e anëtarëve të saj. Po ashtu ai ka shtuar se çdo zvarritje e kësaj çështje është e papranueshme, pasi dëmton opozitën dhe vendin tonë.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike. PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu