Gjykata e Tiranës – liroi nga qelia 6 personat e arrestuar nga operacioni “Përfitimi”/ Ja arsyeja

0

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 6 personat e arrestuar nga operacioni “Përfitimi”. Masa e sigurisë “arrest shtëpie” u caktua: Blerim Bitrin, florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe
Bashkim Osmanin.

Në seancë prokuroria kërkoi për ta masën e “arrestit në burg”.

Sipas prokurorisë, ata dyshohet se gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu