ELBASAN– Tre zyrtarë, punonjës në zyrën e Urbanisitikës në Elbasan janë lënë në masën ‘detyrim paraqitjeje’ nga Gjykata e Elbasanit. Mësohet se zyrtarët në fjalë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje dhe kanë toleruar një biznesmen në Elbasan.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën “Arrest shtëpie”, për të tre zyrtarët, por Gjykata ka vendosur t’i lërë ata në ‘detyrim paraqitjeje’ deri në përfundimin e hetimeve. Ende nuk dihen detaje në lidhje me skemën e përdorur apo për identitetet e personave të përfshirë.