Gjykata jep arrest me burg për dy punonjës të burgut

0

Gjykata e Shkodrës jep arrest me burg për dy punonjës të burgut të Reçit. Mario Laloshi Arnaldo Hoxha.

Ne seancën gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkodres ata kanë kërkuar një masë më të zbutur pasi nuk përbënin rrezik për komunitetin.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë.

Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu