Pas kërkesës së prokurorisë për të ndërmarrë masën e arrestit me burg për Arben Memën, personin që vuri në rrezik jetën e shumë qytetarëve duke hyrë me makinë në sheshin Skënderbej, është marrë vendimi nga gjykata e Tiranës.
Gjykata ka vendosur të ndërmarrë masën e arrestit me burg për Arben Memën.
Ndërsa 32 vjeçari, Arben Mema deklaroi përballë trupit gjykues se nuk e kishte bërë me qëllim atë që ndodhi. Ai u shpreh se akoma nuk i kishte dalë pija dhe se makina i kishte dalë jashtë kontrollit në momentin që hyri në shesh.
“Se bëra me të keq, do ikja djathtas, mu kthye makina majtas.
S’më ka dalë ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”- tha Arben Mema.