Gjykata vendos se fotot intime të kongresmenes Katie Hill nuk janë pornografi hakmarrjeje

0

Një gjykatëse në SHBA ka refuzuar një padi nga ish-kongresmenia amerikane Katie Hill, duke vendosur se fotot e saj nudo të dala në media pas pretendimeve të historive seksuale me anëtarë të stafit, nuk janë “pornografi hakmarrjeje” por përfshihen në “lirinë e shtypit”.

Gjykatësja e Los Angeles, Yolanda Orozco ka mbajtur anën e të përditshmes britanike Daily Mail duke vendosur se imazhet e zhveshura të Hill, të marra nga ish-bashkëshorti i saj Kenny Heslep dhe të publikuara nga gazeta, ishin “çështje e shqetësimit apo interesit publik” pasi tregonin karakterin dhe kualifikimet e Hill për pozitën e saj.

Orozco tha se në foto Hill shihej me një ndihmëse të fushatës, me të cilen kishte një marrëdhënie të fshehtë asokohe, dhe gjithashtu “duket se e tregojnë atë duke përdorur droga ilegale, dhe një tatuazh që përmbante simbole të supremacisë së bardhë.”

Gjykatësja refuzoi argumentet e avokatëve të Hill që thonin se dokumenti duhet të kufizojë objektin e tij duke mos i publikuar imazhet.

Historia në fjalë ishte në faqet e para të gazetave në tetor 2019, dhe rrjedhimisht solli dorëheqjen e Hill megjithë mbështetjen që ajo mori nga partia e saj dhe mediat. Akuzat thonin se Hill kishte pasur marrëdhënie intime me njerëz të shumtë gjatë detyrës, duke përfshirë dhe drejtorin e saj.  Ndërkohë Hill ka pranuar vetëm marrëdhënien me një femër anëtare të stafit dhe ka refuzuar akuzat e tjera.

Ajo ishte zotuar të çonte në gjyq Daily Mail për foto e publikuara, mes të cilave ishte dhe një ku Hill tymoste marijuanë e zhveshur, dhe në trup i shihej një tatuazh kryqi të thyer.

Pas skandalit Hill e ndryshoi veten e saj duke u bërë mbrojtëse e avancimit të grave, të cilat “shënjestroheshin për objektiva politikë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu