Ajo çfarë u fsheh në ekran, ja ç’ndodhi në prapaskenë mes Antonelës dhe Blerimit

0

Ditën e djeshme si asnjëherë më parë, Blerimi ju kthye kundër Antonelës me fjalë të ashpra. Ai i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutash dhe më pas udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun. Madje Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Antonela nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se ka qenë në Sarandë me familjen për disa punë personale.

“Unë isha me familjen time në Sarandë dhe ti nuk mund të më kërkosh mua llogari se nuk jam gruaja jote. Kam shkuar për punët e mia në Sarandë”, tha Antonela.

Ndërsa Blerimi u shpreh se nëse do të ishte për të nuk do të kursehej me akuzat, por nuk flet për shkak të respektit që ka për nënën e saj.

“Sinqerisht po të kursej në respekt të mamit tënd. Unë jam e sigurt se ajo është shumë kundër këtyre gjërave që po bën ti këtu”, tha Blerimi.

 

Ndërkohë përballja mes tyre duket se ka vazhduar edhe pas fikjes së kamerave. Së fundmi është publikuar një video, në të cilën duket se Antonela ka ndjekur Blerimin në prapaskenë dhe i ka kërkuar shpjegime për ato çfarë tha në studio. Antonela shihet duke e kapur Blerimin fort nga duart, ndërkohë që ai kërkon të largohet prej saj. Gjithashtu ajo i kërkon llogari përse ai nuk i ka kthyer përgjigje në një mesazh në Instagram, ndërsa Blerimi ka refuzuar të përgjigjet. Siç duket Blerimi ka hequr dorë prej Antonelës dhe ditën e djeshme ai e tregoi hapur se është ndjerë shumë keq prej saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu