Gjymtyrët iu kthyen blu, helmohen studentët e universitetit prestigjoz

0

Studentët kanë raportuar për të përziera dhe disa prej tyre kanë parë që gjymtyrët u kanë ndryshuar ngjyrë.

Shtatë njerëz janë sëmurur pas konsumit të disa llojeve të ushqimit në kuzhinën e Universitetit Teknik të Darmstadt në Gjermani, në atë që policia beson se tentativë helmimi.

Disa studentë dhe anëtarë të stafit kanë parë sesi ngjyra e lëkurës së krahëve e këmbëve të tyre është bërë pas konsumit të ushqimeve të kuzhinës dhe makinetës së pijeve, njoftonte policia në Hesse.

Gjashtë njerëz morën trajtim në spitalin e Darmstadt, pranë Frankfurt, kundër një student 30-vjeçar ishte për pak kohë në situatë kritike për jetën por arriti të stabilizohej të hënën.

“Hetimet po zhvillohen me shpejtësi dhe policia po bën gjithçka për të identifikuar fajtorët”, thanë në një deklaratë autoritetet.

Ata dyshojnë se disa shishe qumështi e uji në tre kuzhinat e universitetit janë kontaminuar me substanca të huaja gjashtë fundjavës.

Duke cituar burime të hetimeve, e përditshmja Bild tha se policia beson se nuk është e mundur që helmi të jetë përhapur aksidentalisht.

Studentët janë nxitur që për momentin të konsumojnë ushqime ose pije të mbajtura prej tyre ose të ruajtura në vende të mbikqyrura.

Ndërsa ata që ndjeheshin keq pas konsumit të pijeve të blera në kampus, duhet të kontaktonin menjëherë doktorin.

Policia shtonte se kontaminimi i ushqimit ishte i dallueshëm lehtësisht prej erës së fortë të lëshuar nga helmi i dyshuar. Ata thanë se kanë identifikuar substancën e përdorur por nuk e kanë publikuar gjatë vijimit të hetimeve për autorin.

“Një substancë është identifikuar e cila mund të dëmtojë shëndetin e njeriut, nganjëherë mund të jetë vrasëse”, tha prokurori publik Robert Hartmann.

“Jemi të shokuar nga ky krim që duket se është kryer në universitetin tonë”, tha drejtoresha e universitetit Tanja Brühl.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu