“Gjyqi Paplekaj” nga 11 dëshmitar të thirrur, dëshmojnë 5 prej tyre

0

Në seancën e zhvilluar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani sot trupi gjykues e nisi duke komunikuar vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së transferimit të proçesit në Tiranë ose në një qytet tjetër. Sakaq në seancan e sotme ishte parashikuar të dëshmonin 11 persona te cilet kane qene te pranishem ne vendin e ngjarjes per shkak te vendit te tyre te punes apo te baneses,por në fund të këtij procesi kanë deshmuar vetëm 5 pasi 2 prej tyre ndodhen jashtë vendit ndersa 4 të tjerë nuk janë paraqitur.

Ndërkohë ka të reja nga Prokuroria për një dëshmitar që disa javë më parë në seancë kishte deklaruar se mund të ishte i dobishëm në identifikimin e dy agresorëve të armatosur që ishin në vendin e vrasjes. Avokate Tahiraj i kishte evidentuar Prokurorisë se ai dëshmitar mund të jetë në rrezik për jetën pas atyre deklaratave dhe Prokuroria i është përgjigjur me letër avokates Tahiraj.

Ishte drejtuesi i Prokurorisë që firmosi përgjigjen e adresuar për avokate Tahiraj. Letra përball që të dyja aspektet që ishin evidentuar më parë nga Tahiraj: mbrojtja e dëshmitarit dhe përdorimi i informacioneve të tij për të hetuar mbi ata dy persona ende të panjohur për drejtësinë.

Drejtuesi i Prokurorisë i ka shkruar avokate Tahiraj se “përsa i takon vlerësimit dhe shqyrtimit të provave, rrethanave dhe fakteve që parashtrohen në këtë akt tuajin që lidhen me proçedime penale konkrete, kjo shkresë iu komunikua prokurorëve të çështjeve respektive në fazë hetimi dhe gjykimi”.

“Kjo kupton – deklaron avokate Tahiraj – se tani situata është në shqyrtim të atyre që koordinojnë hetimet, pra të Prokurorëve. I përket atyre përgjegjësia për të verifikuar aftësinë e dëshmitarit për të kujtuar fytyrat e atyre dy personave të armatosur dhe nëse është ende disponibël për të bashkëpunuar me drejtësinë për të bërë identifikimin e tyre”.

Sakaq seanca e radhës ndaj Arbër Paplekaj do të mbahet më 21 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu