Përzgjedhja e tij nga FIFA ishte një surprizë pasi kishte gjyqtarë të tjerë më lart në hierarkinë përkatëse. Kontroversi Simon Marciniak ishte arbitri i finales së madhe dhe në kthimin e tij në Varshavë, ai foli për mediat polake për gjithçka që përjetoi në Kupën e Botës së futbollit ku pranoi se finalja “ishte ndeshja më e vështirë e karrierës së tij”.
Deklaratat e para u bënë në aeroport pas kthimit të katërshes së arbitrave (arbitër, asistent dhe VAR) që qëndruan në Katar për… pushime.
“Natyrisht që skuadra dhe mediat franceze nuk e kanë parë foton ku në portën e Mbappes janë në fushë 7 zëvendësues francezë, ndaj goli i tyre duhej të anulohej,”- tha arbitri 41-vjeçar, duke treguar foton e mëposhtme nga celularin e tij.
Marciniak dhe kolegët e tij zbuluan se ishin informuar tre ditë para finales se do të drejtonin ndeshjen e madhe, me të parën që pranoi: Kur e dini se do të jeni arbitr në një finale të Kupës së Botës, stresi fillon. Edhe një djalë i ftohtë si unë e ndjeu. Atë natë, kur e morëm vesh, të gjithë fjetëm keq.
Marciniak foli edhe për sjelljen e lojtarëve gjatë ndeshjes, por edhe për faktin se në të gjitha fazat kritike nuk është dashur ndërhyrja e VAR-it.